Joao Cancelo është zyrtarisht futbollist i Barcelonës…përsëri. Mbrojtësi portugez u kthye të kampionët e Spanjës pas marrëveshjes së arritur nga klubi blaugrana me Al Hilal për transferimin e Joao Cancelo me huazim deri në fund të sezonit me Joao Cancelo që do të mbajë fanelën me numrin 2.

Joao Cancelo e kishte veshur edhe më pare fanelën e Barcelonës, në sezonin 2024-24 kur u transferua me huazim nga Manchester City. Në atë sezon ai spikati duke luajtur 42 ndeshje(32 në La Liga dhe 10 në Champions) duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 5 asist.

Pas përfundimit të periudhës së huazimit në 30 qershor të 2024 u transferua te Al Hilal ku në 1 sezon e gjysmë u aktivizua në 45 ndeshje. Joao Canceli u vu edhe në shënjestrën e Interit me zikaltrit që tentuan ta kthenin në Milano e madje kishin gjetur edhe një marrëveshje me Al Hilal, por në prevaloi dëshira e vetë futbollistit që ishte i vendosur për t’u kthyer në Spanjë te Barcelona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB