Sergio Ramos shndërrohet në boksier, veshi doreza dhe u stërvit me kampionin e UFC
Roma i thotë lamtumirë Kupës së Italisë. Skuadra verdhekuqe u eliminua në 1/8 e finaleve nga Torino që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-2. Në Olimpico ndodhi gjithçka dhe në fund maksimumin e mori pikërisht skuadra granata që preu biletën për në çerekfinale.
Ishte Torino ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje me Che Adams që shënoi pas një asisti të Vlasic edhe pse ishte Roma ajo që e dha sinjalin e parë në këtë ndeshje. Pas pushimit të ndeshjes, Gasperini hodhi në fushën e lojës Ndicka dhe Hermoso me spanjollin që u bë menjëherë protagonist teksa në minutën e 46 barazoi rezultatin në 1-1 për Romën me një supergol si të ishte një sulmues i vërtët
U duk se Roma do të përmbyste gjithçka në këtë përballje, por në minutën e 52, Che Adams shënoi sërish duke rikthyer Torinon në avantazh në 2-1, një gol që i ngriu të gjithë në Olimpico. Ai që mendoi të shkrijë zemrat e tifozëve verdhekuq ishte 16 vjeçari Arena që në minutën e 81 shënoi golin e barazimit 2-2 për skuadrën e Gasperinit. U mendua se kjo ndeshje po shkonte drejt serisë së penalltive, por në minutën e 90 Torino i dha goditjen përfundimtare Romës me golin e shënuar nga Ilkhan për të mbyllur këtë ndeshje 3-2 dhe për të shkruar emrin mes 8 ekipeve më të mira të Kupës së Italisë me skuadrën granata që do të ketë si kundërshtar në çerekfinale Interin.
Top Channel