Presidenti i FIFA-s Infantino, i rikthehet çmimit të presidentit Trump: Objektivisht ai e meriton… Kryeministri Edi Rama është nderuar me medalje nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.
Në reagimin në rrjetet sociale, Rama shprehur se ishte surprizë e paimagjinueshme nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimet të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”-shkruan Rama.
Më poshtë janë disa nga figurat më të shquara që kanë marrë Urdhrin e Meritës Zayed (ose klasën e tij më të lartë, shpesh e quajtur Urdhri i Zayed):
Mbretëresha Elizabeth II — për rolin e saj në forcimin e marrëdhënieve MB–EBA
Narendra Modi — për avancimin e partneritetit strategjik Indi–EBA
Xi Jinping — për thellimin e bashkëpunimit Kinë–EBA
Vladimir Putin — për lidhjet dypalëshe midis Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Abdel Fattah el-Sisi — për forcimin e marrëdhënieve Egjipt–EBA
Salman bin Abdulaziz Al Saud — për bashkëpunimin në Gjirin Persik dhe në rajon
Emmanuel Macron — për thellimin e marrëdhënieve strategjike Francë–EBA
Giorgio Napolitano — për lidhjet diplomatike dhe kulturore
Nderimi më i fundit i nivelit të lartë i lidhur me dekoratat Zayed ishte: Donald J. Trump — Urdhri i Zayed. Ai u nderua me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe për krerët e shteteve, më 15 maj 2025 nga Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi, gjatë vizitës së tij shtetërore.
Top Channel