I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig
Pas anulimit të ndeshjes mes St.Pauli dhe Leipizig në stadiumin Millerntor në fundjavë, as ndeshja mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen nuk do të zhvillohet.
Liga gjermane e futbollit(Dfl) bëri të ditur vendimin e marrë nëpërmjet një komunikate zyrtare të publikuar rreth 2 orë e gjysmë përpara fillimit të sfidës që ishte parashikuar të luhej mbrëmjen e kësaj të marte në orën 20:30.
Arsyeja e anulimit të kësaj ndeshjeje ishin problemet e sigurisë së në zonën e tifozëve sepse një sasi e madhe akulli mbi çatinë e stadiumit po shkrinte me shpejtësi
‘Për shkak të rreziqeve strukturore që lidhen me kushtet meteorologjike në zonën e catisë së stadiumit, ndeshja e Bundesligës mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen nuk do të mund të zhvillohet të martën në mbrëmje. Volksparkstadion u mbyll në minutën e fundit. Një vendim për datën e re se kur do të luhet kjo ndeshje do të merret sa më shpejt të jetë e mundur-lexohet në komunikatën e Ligës Gjermane të Futbollit.
Top Channel