Amir Rrahmani e lë pas ndeshjen e së dielës ndaj Interit dhe hedh sytë nga ndeshja e radhës ajo me Parmën që do të luhet këtë të mërkurë. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi dardan i kampionëve të Italisë vlerësoi lojën e skuadrës së tij në San Siro ndaj zikaltërve.

‘Inter-Napoli? Me siguri në këndvështrimin taktik bëmë një ndeshje shumë të mirë; krijuam, u mbrojtëm mirë, menaxhuam mirë topin-tha Rrahmani-episodet vendosën rezultatin dhe është e drejtë kështu; kampionati do të jetë i gjatë, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Të mbrosh Lautaron apo Thuram? Sigurisht ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të të mbrojturit, por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e menaxhojmë fazën mbrojtëse si skuadër’.

Më pas Rrahmani e ktheu vëmendjen te sfida me Parmën që do të luajë këtë të mërkurë

‘Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatisësh ndeshje cdo 3 ditë, por me stafin teknik dhe shokët e skuadrës kërkojmë të kuptojmë më mirë, duke parë videot e kundërshtarëve-vijoi Rrahmani-Sot ishte dita e vetme për të provuar diçka për ndeshjen me Parmën; mendoj se e kemi përgatitur mirë dhe nesër duhet të hyjmë  në fushë me sjelljen dhe psikologjinë e duhur për të marrë 3 pikët. Hojlund po përmirësohet  çdo ditë; është shumë i zoti në hapësira, një karakteristikë që e ka pasur gjithnjë. Për mendimin tim, që kur ka ardhur këtu, është përmirësuar në pozicionim, në mbrojtjen e topit dhe në të ndihmuarin e skuadrës në dalje në sulm’. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB