Kupa e Ligës, Manchester City, një hap larg finales, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, spikat sërish Semenyo
Ashtu sic pritej, do të jetë Michael Carrick ai që do të drejtojë Manchester United deri në fund të këtij sezoni. Klubi i Djajve të Kuq zyrtarizoi zgjedhjen e tij pas takimeve të zhvilluara së fundmi si me Carrick ashtu edhe me Ole Gunnar Solskjaer pas shkarkimit të Ruben Amorim në 5 janar.
Tani Manchester United do të jetë i fokusuar vetëm te Premier League pas eliminimit nga Brightoni kur në pankinë ishte Darren Fletcher. Michael Carrick do të bëjë debutimin në derbin me Manchester City që do të luhet ditën e shtunë. Bashkë me të në stafin teknik do të jenë edhe Steve Holland, ish asistent i Gareth Southgate te Anglia dhe tani do të jetë asistent i Carrick. Po kështu pjesë e stafit të Carrick do të jenë edhe Jonathan Woodgate, Travis Binnion dhe Jonny Evans
‘Është një nder për mua që të kem përgjegjësinë për të drejtuar Manchester United-tha Carrick-E di çfarë pune duhet bërë për të pasur sukses këtu. Fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët që të arrijnë standardet që priten te ky klub i jashtëzakonshëm’
Top Channel