Galatasaray nis sulmin për Davide Frattesi, takim me drejtuesit te Interit
Telenovela Raspadori po shkon drejt përfundimit. Sulmuesi i Atletico Madrid ishte objektiv i disa klubeve të Serie A dhe sidomos Romës që e ndoqi prej kohësh, por mesa duket verdhekuqtë dështuan në tentativën e tyre.
Kjo për faktin se në orët e mbrëmjes të së hënës në tratativa ndërhyri Atalanta, madje me ritme të shpejta. Sipas zërave më të fundit, operacioni i transferimit të Raspadorit te skuadra bergamaske do të realizohet për shifrën e 25 milionë eurove.
Në ditët e fundit Raspadori e mbajti ambientin verdhekuq në ankth. Massara arriti të gjejë një marrëveshje si me Atletico Madrid ashtu edhe me përfaqësuesit e futbollistit, që në fund zgjodhi pikërisht Atalantën. Ajo që bindi sulmuesin për të zgjedhur Bergamon si destinacion të ri ishte formula e operacionit. Futbollisti 25 vjeçar nuk e pranonte një kalim me huazim te Roma pa pasur sigurinë se do të qëndronte te verdhekuqtë. Në kryeqytetin italian, detyrimi i blerjes së futbollistit do të aktivizohej vetëm nëse Roma siguronte kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Në këtë pikë, te Atalanta tani do mendohet edhe për largimet nga skuadra. Me ardhjen e Raspadorit, Lookman është gjithnjë e më i destinuar të shkojë te Fenerbahçe në kampionatin turk
Top Channel