Galatasaray e ka seriozisht për Davide Frattesi; pas hapave të parë të bërë në javët e kaluara, klubi turk vendosi të hidhet konkretisht në sulm për të siguruar shërbimin e mesfushorit italian i cili përpara pak ditësh e la të hapur mundësinë e transferimit të tij në Turqi.

Kjo e martë mund të jetë dita vendimtare, duke qenë se drejtuesit e Galatasaray janë gati të investojnë 35 milionë euro për një huazim me detyrim blerjeje dhe do të takohen me ata të Interit për t’u bërë zyrtarisht ofertën e parë.

Interi nga ana e tij nuk do të kundërshtonte largimin e mesfushorit që do të shkonte në një kampionat jashtë Italisë dhe jo te rivalët e Juventusit apo Napolit e për më tepër klubi zikaltër do të arkëtonte të ardhura të nevojshme për t’i përdorur për blerjen e një sulmuesi të djathtë.

Përsa i përket futbollistit, Galatasaray propozon një kontratë 4 vjeçare me një pagë 5 milionë euro plus bonues; futbollisti është i hapur për këtë transferim dhe ajo që mungon është marrëveshja mes klubeve dhe dita e mërkurë pritet të jetë shumë e rëndësishme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB