Një lajm i bujshëm vjen nga Milani në lidhje me merkaton e transferimeve. Klubi kuqezi ka sjellë në radhët e tij talentin e Superligës në Kosovë, Aron Babajn i cili do të bashkohet me skuadrën e të rinjve, Milan Futuro.

Vetë Milani doli me një njoftim zyrtar të publikuar lajmin  se 16 vjecari nga Prishtina nënshkroi me klubin kuqezi

‘NJOFTIM ZYRTAR: ARON BABA. Mesfushori 16 vjecar ka nënshkruar me kuqezonjtë. AC Milan me shumë kënaqësi bën të ditur transferimin e Aron Babaj që do të bashkohet me Milan Futuro Project, një nismë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja. Mesfushori i lindur në vitin 2009 vendosi të bashkohet me kuqezinjtë-lexohet në komunikatën zyrtare të Milanit

Në këtë mënyrë, Aron Babajt në moshën 16 vjeçare ndërmerr një hap të madh në karrierën e tij teksa nga skuadra e Prishtina e re në Superligën e Kosovës, bëhet pjesë e një klubi të madh në arenën ndërkombëtare sic është Milani duke u bashkuar me skuadrën e të rinjve

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB