Milan është ende në pritje të përgjigjes së Mike Maignan.

Drejtori Sportiv Igli Tare s’kërkon që të futet në merkato për portier, pa kuptuar nëse francezi do të rinovojë apo jo. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romanos, klubi kuqezi i ka ofruar kapiteni Maignan 7 milionë euro pagë. 5 milionë euro fikse ndërsa 2 të tjera do t’i shkonin në llogari në formë bonusesh.

“Milani po pret dritën jeshile të Maignan për rinovimin. Milani është gjithnjë e më optimist, gjithnjë e më afër. Një pagë fikse prej 5 milionë eurosh, plus 2 milionë euro në bonuse, duke pritur miratimin përfundimtar nga Mike dhe agjentët e tij për komisionet”, tha Romano.

Kujtojmë se Mike Maignan ka “sirena” edhe nga Premier League. Pikërisht nga Anglia, Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij, të cilit kontrata me Milanin i përfundon këtë verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB