Në lagjen Piskotë të Gjakovës, fabrika Comodita u përfshi nga flakët. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe fabrika u dogj.

Vetëm tri ditë pas zjarrit që përfshiu një pjesë të objektit, fabrika Comodita ka rifilluar sot prodhimin.

Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, në shenjë solidariteti me punëtorët dhe për të mos ndalur zinxhirin e punës, aktiviteti ka nisur sërish me të njëjtin intensitet.

Granita Bunari, Drejtoresha Operative e Comodita thotë: “Pavarësisht se jemi prekur nga ky rast, puna në fabrikë po vazhdon.”

Që në ditën e incidentit, objektin e kishte vizituar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili u rikthye edhe sot për t’u njoftuar nga afër me gjendjen dhe ecurinë e punimeve nga pronari i kompanisë, Shkëlqim Devolli.

Ai e vlerësoi lart rolin ekonomik të kësaj kompanie për qytetin dhe për vendin.

“Bëhet fjalë për eksportuesin më të madh, një zinxhir që nuk guxon të këputet”, shprehet Gjini.

Reagime nuk munguan as nga komuniteti i biznesit. Nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u përshëndet rikthimi i shpejtë i prodhimit.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës thotë: “Për këtë reagim të shpejtë, ia heq kapelën Shkëlqim Devollit.”

E për përfaqësuesit e Odës Amerikane, rikthimi i shpejtë nuk ishte befasi.

“Nuk është befasi, duke e ditur qëndrueshmërinë dhe kapacitetin organizativ të kompanisë”, shprehet Arian Zeka, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Shkaku i saktë i zjarrit ende nuk dihet, por drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se puna po vazhdon me intensitet të shtuar dhe se shumë shpejt Comodita pritet të rikthehet në kapacitet të plotë prodhimi.

Comodita Home është një ndër punëdhënësit, epsortuesit dhe tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB