Për shkak të situatës me vërshimet, nisja e procesit mësimor për gjysmë vjetorin e dytë është shtyrë në tre komuna.

Drenasi, Malisheva e Fushë Kosova vlerësojnë se nuk është i sigurt kthimi i nxënësve në shkolla për shkak të përmbytjeve dhe kanë njoftuar se procesi mësimor nis më datë 14.01.2026.

Ditëve të fundit, disa zona të Kosovës u përballën me vërshime që vlerësohet se kanë shkaktuar dëme në pronën private dhe infrastrukturën rrugore. Disa ditë më parë, për shkak të reshjeve të shiut, autoritetet raportuan për bllokimin e disa rrugëve që u vërshuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB