Skuadrat e Serie A synojnë të shfrytëzojnë merkaton e muajit janar për të bërë blerje të nevojshme apo për të përfituar nga mundësitë që krijohen, përveç disa përjashtimeve, por jo gjithnjë gjërat shkojnë mirë.

Në 10 vitet e fundit disa lojtarë të blerë për shifra të konsiderueshme nuk kanë mundur të realizojnë pritshmëritë dhe mes tyre. Ja cilët janë 10 futbollistët për të cilët është shpenzuar më shumë në 10 sesionet e fundit të merkatos së dimrit.

10) Ronaldo Mandragora 2016

Kanë kaluar 10 vjet nga transferimi i Ronaldo Mandragora nga Genoa te Juventus. Në janar 2016, klubi bardhezi investoi 9 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset për të blerë mesfushorin pas një sezoni të parë të shkëlqyer të sezonit me Pescara në Serie B ku ishte me huazim. Por në Torino ai nuk mundi të lërë shenjë duke luajtur vetëm 1 ndeshje me fanelën bardhezi.

9) Mattia Caldara 2017

Një prej keqardhjeve më të mëdha të viteve të fundit është me siguri Mattia Caldara që në muajin nëntor të 2025 bëri të ditur tërheqjen nga futbolli duke i dhënë fund një serie të gjatë dëmtimesh. Dhe të mendosh që në sezonin 2016/17 Caldara u konsiderua si një nga premtimet më të mëdha në rolin e tij me fanelën e Atalantës, dhe Juventusi në mesin e kampionatit shpenzoi 21 milionë euro me gjithë bonuse për ta blerë për ta lënë më pas të zikaltrit me huazim për 18 muajt në vijim. Ish mbrojtësi nuk e veshi kurrë fanelën bardhezi në ndeshje zyrtare.

8) Pol Lirola 2018

Në merkaton dimërore të 2018 në Serie A, prevaloi tendenca për të kursyer duke qenë se blerja më e shtrenjta ishte ajo e Pol Lirolas nga Sassuolo në ditën e fundit. Juventus arkëtoi 7 milionë euro nga shitja përfundimtare e kartonit të mbrojtësit spanjoll që aktualisht është në radhët e Olympique të Marseille

7) Lucas Paquetà 2019

I ardhur në Milano me etiketimin si Kaka i ri në janar të 2019, Lucas Paquetá zhgënjeu totalisht kuqezinjtë që kishin pritshmëri të larta duke parë edhe shifrën prej 38.40 milionë euro të investuar për të blerë kartonin e tij nga Flamengo. Braziliani rezultoi një nga dështimet më të mëdha të merkatos të Milanit që pas pak më shumë se 1 vit nga ardhja e tij e transferoi te Lyon

6) Dejan Kulusevski 2020

Juventusi u bë protagonist edhe në merkaton e janarit të 2020 me blerjen e Dejan Kulusevski nga Atalanta për 35 milionë euro plus bonuse. Një tratativë e ngjashme me atë të Caldarës, duke e lënë futbollistin suedez te Parma në huazim deri në fund të sezonit.

5) Nicoló Rovella 2021

Nicoló Rovella është futbollisti italian për të cilin është shpenzuar më shumë në sesion e merkatos dimërore, 26 milionë euro nga Juventusi për ta marrë nga Genoa në vitin 2021. Në sezonin pasardhës, mesfushori ka luajtur në vetëm 3 ndeshje me fanelën bardhezi përpara se të bëhej titullar i padiskutueshëm te Lazio në vitet e fundit

4) Dusan Vlahovic 2021

Në 2022 u realizua një prej operacioneve më të kushtueshme në merkato në historinë e futbollit italian; kalimi i Dusan Vlahovic nga Fiorentina te Juventus për 70 milionë euro plus bonuse. Sulmuesi serb u bë edhe futbollisti më i paguar në Serie A, por tani e ardhmja e tij mbetet ende për t’u përcaktuar duke qenë se në qershor i skadon kontrata.

3) Barák 2023

Tifozët e Veronës nuk e kanë harruar treshen e formuar nga Barak-Caprari-Simeone  që e afruan ndjeshëm me zonën evropiane nën drejtimin e Tudor. Mesfushori çek arriti të bindë Fiorentinën për ta blerë përfundimisht kartonin e tij prej 7.86 milionë euro në 31 janar të vitit 2023.

2) Cyril Ngonge 2024

Një tjetër talent që doli spikati me fanelën e Veronës ishte Cyril Ngonge. Napoli vendosi të moishtë konkurrencën dhe ta blejë në janar të 2024 për 20 milionë pas një pjese të parë të shkëlqyer me klubin veronez.

1) Santigo Gimenez 2025

Bilanci i Santiago Gimenez me Milanin kur ka kaluar 1 vit nga ardhja e tij, nuk mund të jetë pozitiv. Klubi kuqezi derdhi në arkat e Feyenoord 30 milionë euro për të siguruar shërbimin e tij në janarin e 2025, një shifër që nuk është justifikuar ende me paraqitjet në fushë të sulmuesit. Meksikani po rikuperohet nga dëmtimi në kavilje prej disa javësh, por Allegri ende nuk e di se kur do ta ketë në dispozicion. E ardhmja e tij do të vendoset në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB