Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe
Pasditen e së shtunës u zhvilluan ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë ku u mësuan edhe skuadrat çerekfinaliste që do të vijojnë të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit në vendin tonë.
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur datën dhe orën e hedhjes së shortit të kësaj fazë që do të zhvillohet këtë të martë në 13 janar në orën 14:30 në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’
Tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë ndarë në dy vazo. Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Shorti për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të jetë i lirë dhe ndeshjet do të jenë me sistem vajtje ardhje.
Ndeshjet e para do të luhen në fushat e skuadrave të Vazos 2 në 11 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të luhen në 4 mars. Kujtojmë se skuadra fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Dinamo që do të tentojë të mbrojë këtë sukses edhe për këtë vit.
Top Channel