Një fitore e pabesueshme në Kupën e Francës, Paris FC eliminon PSG-në!
Xabi Alonso pritet të rikthehet shpejt në karrierën e tij si trajner, pasi u largua nga Real Madridi pas humbjes ndaj Barcelonë.
Edhe pse Arne Slot është ende në garë, Alonso është kandidati me koefiçientin më të ulët, 2 si për tu konsideruar, si alternativa më e mundshme për të marrë këtë pozicion nga kompanitë e basteve në Angli. Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është i dyti në garë me koefiçient 3, ndërsa Oliver Glasner i Crystal Palace është me koefiçient 6. Më poshtë kenë tëp renditur 10 kandidaturat kryesore me koefiçientët përkatës për mundësitë e tyre që të drejtojnë Liverpool pas largimit të Slot.
Shanset për trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit:
Trajneri Koeficientët
Xabi Alonso 2.00
Luis Enrique 3.00
Oliver Glasner 6.00
Jurgen Klopp 9.00
Andoni Iraola 9.00
Steven Gerrard 9.00
Simone Inzaghi 11.00
Cesc Fabregas 15.00
Enzo Maresca 21.00
John Heitinga 26.00
Alonso hodhi poshtë aludimin për Liverpoolin
Alonso më parë ishte një favorit për të zëvendësuar Klopp, por përfundoi duke qëndruar te Bayer Leverkusen, ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë në një sezon mahnitës 2023/24.
Vetëm muajin e kaluar, Alonso u pyet nëse shpresonte të kthehej në Angli në të ardhmen dhe shumë e morën këtë si një aludim se ai do të ishte shumë i interesuar të menaxhonte në Anfield. “Sigurisht që po,” tha Alonso në një konferencë për shtyp përpara vizitës së Realit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. “Ekziston kjo lidhje me klubet angleze, sigurisht me ish-klubin tim, por për momentin ky është vendi im. Këtu dua të jem. Në të ardhmen, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë.”
Top Channel