Pas përplasjeve më Superkupë, Simeone: Iu kërkoj ndjesë Florentino Perez dhe Vinicius
Juventus lëviz akoma më me vendosmëri për Federico Chiesa, edhe pse gjithçka varet shumë dhe nga Egjipti dhe Mohamed Salah në Kupën e Afrikës. Zonja e Vjetër tashmë është gati të bëjë një ofertë në drejtim të Liverpool, por për momentin nga Anglia nuk po vjen asnjë përgjigje.
Trajneri Slot është gati të lejojë largimin e sulmuesit italian nga Anfield, por kjo çështje do të shtyhet për të paktën 1 javë duke qenë se përpara se të lejojë largimin e Chiesës, trajneri holandez pret të ketë në dispozicion sërish Mohamed Salah, i impenjuar me Egjiptin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Duke lënë mënjanë pritjen, është e nevojshme që të gjendet kuadri mes kërkesës dhe ofertës. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, formula mbetet ajo me huazim me detyrim blerjeje, por Juventus dëshiron të lidhë blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit me arritjen e numrit minimal të ndeshjeve të luajtura prej tij të dobishme për të testuar edhe gjendjen fizike të futbollistit
Më pas do të vijë radha e diskutimeve me vetë Chiesa për pagën, një pengesë që nuk duket se do të jetë e pakalueshme, por as nuk do të jetë shumë e lehtë për t’u kapërcyer. Në këtë pikë, vullneti i përbashkët pritet të jetë përcaktues. Juventus dëshiron Chiesa, vetë sulmuesi do Zonjën e Vjetër dhe Liverpooli është gati të lejojë largimin e tij. Një trekëndësh perfekt, por akoma i papërcaktuar. Këto janë ditët e duhura, ditët kur kontaktet do të intensifikohen për të tentuar gjetjen e një zgjidhjeje. Më pas nuk do të mbetet gjë tjetër veçse ulja para ekranit dhe… të urohet eliminimi i Egjiptit.
Top Channel