Hansi Flick nuk e fsheh entuziazmin: Të fitosh ndaj Realit të Madridit është fantastike dhe diçka speciale

12/01/2026 00:06

Hansi Flick regjistroi një tjetër sukses në aventurën e tij me Barcelonën teksa për të dytin vit radhazi ngriti trofeun e Superkupës së Spanjës duke mundur në finale sërish Realin e Madridit. Trajneri gjerman në konferencën për shtyp nuk e fshehu entuziazmin e tij për këtë sukses dhe vlerësoi në maksimum futbollistët e tij.

‘Jam krenar. Luajtëm shumë mirë, e kontrolluam ndesjen dhe e bëmë me stilin tonë-tha Flick që pranoi edhe vështirësitë që pati skuadra në këtë takim-ata kanë shumë cilësi dhe nuk ishte e lehtë, por pjesa e parë ishte fantastike. Kur shikon që skuadra në çdo ndeshje lufton për klubin dhe tifozët duke dhënë maksimumin, është diçka madhështore. Nuk mendoj për ndeshjet e së kaluarës, ajo sot është shumë e rëndësishme. Të fitosh ndaj Realit të Madridit është fantastike dhe diçka speciale’.

Raphinha ishte një futbollist vendimtar për Barcelonën në këtë ndeshje dhe Flick nuk ngurroi t’i thurrë elozhe.

‘Ka një mentalitet të pabesueshëm, është shumë dinamik dhe kjo ndikon edhe në skuadër. gaboi në rastin e parë, shënoi në të dytin dhe kjo i dha besim. Sjell shumë intensitet dhe ky përhapet në fushë-shtoi Hansi Flick

Në minutat e fundit të ndeshjes, rolin e protagonistit e mori Ronald Araujo që u rikthye në fushat e lojës pas një periudhe të komplikuar në nivel personal dhe trajneri Flick foli edhe për aktivizimin e tij në këtë finale të madhe.

‘Në situatën e tij, të qenit në fushë dhe fitorja e këtij titulli është e rëndësishme për të-tha Flick-Jam shumë i lumtur për të. Do ta mbështesim gjithnjë, është një djalë i mirë dhe një futbollist i rëndësishëm për skuadrën’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB