Manchester United, Michael Carrick, në pole position për pankinën deri në fund të sezonit
Finalja e Superkupës së Spanjës e zhvilluar në Jeddah dhe e fituar nga Barcelona që mposhti Real Madrid 3-2 pas një ndeshjeje spektakolare do të kujtohet jo vetëm për emocionet që dhuroi gjatë 90 minutave por edhe për tensionet dhe gjestet antisportive të kryera në të dy kampet.
Barcelona, fyerje dhe gjeste të shëmtuara. Ndërsa Barcelona festonte titullin, telekamerat pikasën anën e errët të euforisë blaugrana duke ndezur indinjatën e tifozëve të Realit të Madridit në internet. Në qendër të polemikave ishte Fermin Lopez i cili u filmua teksa iu drejtua sektorit të tifozëve madrilenë me një frazë tejmase të shëmtuar: ‘Kapeni, thitheni e shkoni në shtëpi’.Por Fermin nuk ishte i vetmi që humbi kontrollin. Menjëherë pas mbylljes së sfidës, gjatë përqafimit kolektiv në mesin e fushës, kamerat kapën edhe Pau Cubarsi. Talenti blaugrana u shkëput nga pjesa tjetër e skuadrës duke bërë disa here gjestin e shëmtuar të ‘çadrës’ në drejtim të tribunës kundërshtare duke ndezur akoma më shumë klimën armiqësore.

Gjesti i Mbappe dhe ‘arratisja’ nga fusha. Në kampin tjetër, temë diskutimi u bë sjellja e Kylian Mbappe. Frustrimi i sulmuesit të Realit të Madridit shpërtheu gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes dhe trofeut; me të marrë medaljen e argjendtë iu drejtua shokëve të skuadrës duke bërë gjeste të dukshme që i ftonte ata të linin menjëherë fushën në mënyrë që të mos asistonin në festimet e rivalëve

Joan Laporta: ‘Nuk dinë të humbasin’. Ky episod me protagonist Mbappe nuk i shpëtoi presidentit të Barcelonës, Joan Laporta i cili e dënoi sjelljen e sulmuesit francez të Realit të Madridit. ‘Më habiti ajo që bëri Mbappe-tha Laporta-në sport duhet të jesh bujar si në fitore ashtu edhe në humbje. Ne kur kemi fituar e kemi respektuar kundërshtarin. Nuk mund të kuptoj një sjellje të tillë. Imagjinonin se kishin më shumë mundësi për të fituar, por këtë mund ta konstatonin në fushën e lojës dhe nuk është kështu dhe kjo i zemëroi. Reagimi i tyre vjen nga frustrimi se panë realitetin-tha Laporta
Top Channel