Vedat Muriqi vazhduar të shënojë në La Liga dhe goli i radhës vjen pikërisht sot në javën e 19-të të kampionatit spanjoll, në një ndeshje që po trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb.

Sulmuesi shqiptarë i Kosovës e ka nisur ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos si gjithmonë si titullar me fanellën e Mallorcas. Kur kaluan 30 minuta lojë, Muriqi gjeti golin duke shënuar me kokë pas asistimit nga Lato për të barazuar shifrat e takimit në 1-1.

Pas përfundimit të pjesës së parë, vendasit e Vallecanos janë në epërsi 2-1. Për Muriqin goli i sotëm në kryeqytetin spanjoll ishte i 11-ti sezonal me fanellën e Mallorcas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB