Përdorte identitet shqiptar, arrestohet trafikanti i drogës, në kërkim nga Interpoli
Një nga episodet më të çuditshme dhe njëkohësisht më zbuluese të jetës së përditshme në Shtëpinë e Bardhë ka përfshirë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili vendosi të ndërhyjë personalisht në pamjen e jashtme të zyrtarëve të tij më të lartë.
Sipas një raportimi të New York Times, Trump gjykoi se këpucët që mbanin disa anëtarë të kabinetit të tij nuk ishin të denja për pozicionet që mbanin dhe vendosi t’u blejë atyre këpucë të reja. Presidenti porositi disa palë këpucë zyrtare Oxford, të preferuarat e tij, për Zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Këpucët mbërritën javën e kaluar dhe të dy zyrtarët u shfaqën në Shtëpinë e Bardhë duke i veshur ato. Megjithatë, ishte e qartë se këpucët ishin disa numra më të mëdha për këmbët e tyre. Vance dhe Rubio ua treguan madje këpucët gazetarëve të New York Times, duke shpjeguar se ato ishin dhuratë personale nga Presidenti.
Too big for his boots? Marco Rubio wears new shoes in the White House ordered for him by Donald Trump – the only problem is… they don't fit https://t.co/lIhTZcddVd
— Daily Mail (@DailyMail) January 10, 2026
Në një moment që u përshkrua si më shumë i ngjashëm me një skenë informale mes ndihmësve sesa me një takim zyrtar, Vance, 41 vjeç, ngriti këmbën për t’ia treguar Trump këpucët që mbante veshur. Gjatë së njëjtës bisedë, Presidenti Trump, sipas raportimit, iu referua si Vance ashtu edhe Rubios me termin “fëmijë”.
So Trump freaked out that Marco was wearing "ugly fucking shoes" (direct quote) and asked for his shoe size.
Rubio lied and said "size 13" because of Trump's "little Marco" jokes.
Trump bought him shoes to wear to meetings and Rubio wears them because he's terrified of Trump: pic.twitter.com/O38HLrFVHq— Duggle🍺Bogey™ (@DuggleBogey) January 10, 2026
Trump nuk u mjaftua me nga një palë për secilin. Si zëvendëspresidenti ashtu edhe sekretari i shtetit morën nga katër palë këpucë të zeza, një veprim që shumë e kanë interpretuar si një shfaqje simbolike pushteti dhe kontrolli.
Vance kishte rrëfyer më herët se Presidenti kishte ndërprerë një “takim shumë të rëndësishëm” vetëm për të komentuar mbi pamjen e këpucëve të tyre. Sipas tij, Trump kishte ngritur dorën dhe kishte thënë: “Ndalo, ka diçka shumë më të rëndësishme – këpucët”.
Në të njëjtën bisedë, Trump i kishte pyetur për numrin e këpucëve. Marco Rubio kishte thënë se mban numrin 11.5, ndërsa Vance numrin 13. Kur një politikan i tretë kishte përmendur se mbante numrin 7, Presidenti kishte bërë një koment të drejtpërdrejtë, duke thënë se “mund të kuptosh shumë për një burrë nga madhësia e këpucëve të tij”.
Sipas interpretimit të këtij episodi, kjo mund të shpjegojë edhe arsyen pse këpucët e dhuruara për Vance dhe Rubio rezultuan më të mëdha nga sa u nevojiteshin — sepse, në botën e Donald Trump, edhe madhësia e këpucëve mund të ketë domethënie politike.
Top Channel