Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhen dhe 34-36 pikë, duhet të kthehemi te fitoret
‘El Clasico’ e kësaj te diele vë sërish në qendër të vëmendjes portierët. Këtë radhë përballja do të jetë mes dy garidianëve me momente të ndryshme të karrierës së tyre; nga njëra anë është Thibaut Courtois, pikë referemi prej vitesh në futbollin ndërkombëtar, ndërsa në anën tjetër është Joan Garcia që do të përjetojë El Clasicon e tij të parë ndaj Realit të Madridit me fanelën e Barcelonës.
Do të jetë eksperienca kundër zbulimit që kërkon konfirmimin. Për këtë arsye historia e kësaj finaleje do të shkruhet edhe mes shtyllave të portave respektive. Thibaut Courtois vazhdon të jetë një prej portierëve më vendimtarë në botën e futbollit. Imazhi i tij është një prej arsyeve të suksesve të Realit të Madridit sidomos në Evropë ku ka bërë paraqitje që kanë shkruar faqe të historisë në Ligën e Kampioneve. Por belgu do të përballet sërish me atë që konsiderohet si ‘macja e zezë’ e tij. Barcelona është skuadra që i ka shënuar më shumë gola në të gjithë karrierën e tij; 54 gola në 29 ndeshje me belgun që vetëm në 6 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur. Këtë radhë, sfida e tij nuk do të jetë vetëm frenimi i sulmit blaugrana, por edhe të imponohet në një duel direkt me një portier që vjen pa komplekse.
Në portën tjetër shfaqet Joan Garcia që do të përjetojë El Clasicon e tij të parë. Për të do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli, do të jetë mundësia të prezantojë veten në elitën e futbollit përfundimisht, të përballet me një portier që ka shënuar. një epokë dhe të tregojë se shpërthimi i tij nuk është i rastësishëm dhe për të vijuar. ‘Nuk është Botërori objektivi im, plani është të përmirësohem dhe të vazhdoj të luaj me Barcelonën. Të gjithëve iu pëlqen të shkonë në Botëror dhe nëse në të ardhmen kjo do të ndodhë, akoma më mirë-u shpreh gardiani i katalanasve
‘Ndeshja’ vendimtare mes Joan Garcias dhe Courtois mund të rezultojë vendimtar në këtë finale. Imazhi i duelit ballë për ballë simbolizon përplasjen mes portierit më të mirë në botë dhe aspirantin për t’u ulur në këtë fron që ka qenë kyci i ndeshjeve të fundit El Clasico dhe numrat janë në anën e gardianit të skuadrës katalanase. Këtë sezon, Joan Garcia është portieri më i mirë në 5 ligat e mëdha evropiane me përqindjen më të lartë të pritjeve të kryera, 83% i ndjekur nga Jean Butez (Como) dhe Mile Svilar (Roma), ndërsa Courtois ka 76%. Për më tepër, Joan Garcia kryeson edhe përsa i përket ndeshjeve me portën të paprekur me 54% kundrejt 42% të Courtois. Të dhëna këto që shpjegojnë se përsa Barcelona ka regjistruar për herë të parë 3 ndeshje radhazi pa pësuar gol që nga ardhja e Flick në pankinë. Tani për Joan Garcia është prova e zjarrit; Reali i Madridit.
Edhe pse në El Clasico do të jetë debutues, Joan Garcia nuk është i panjohur për Los Blancos. Kjo do të jetë hera e tretë që ai do të vihet përballë skuadrës merenges, pas dy ndeshjeve të sezonit të kaluar kur ishte në radhët e Espanyol. Në sfidën e zhvilluar në Cornellà, Espanyol iu imponua Realit të madridit duke e mundur 1-0 me gol të Carlos Romero me Joan Garcian që ishte protagonist; ndali 7 gjuajtje dhe bëri disa ndërhyrje ndaj Mbappe dhe Rodrygo që rezultuan vendimtare për suksesin. Por statistikat më spektakolare i regjistroi në Santiago Bernabeu ku bëri 10 pritje, shifra më e lartë në një ndeshje futbolli edhe pse Espanyoli humbi 4-1. Atë mbrëmje, ai e la të qartë se ishte i përgatitur për skena me kërkesa shumë më të larta. Courtois dhe Joan Garcia, dy profile të ndryshme, e njëjta përgjegjësi. Sepse në këtë finale porta do të jetë sërish vendimtare.
Top Channel
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhen dhe 34-36 pikë, duhet të kthehemi te fitoret
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhen dhe 34-36 pikë, duhet të kthehemi te fitoret