Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe
Lazio rikthehet te suksesi në kampionatin italian pas një muaji. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri mposhti Veronën në javën e 20 të Serie A në Bendegodi me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje ku Maurizio Sarri i dha mundësinë të debutojë, blerjes më të re të Lazios, Keneth Taylor
Skuadra romane e nisi me vrull ndeshjen teksa pati një mundësi shënimi që në minutën e 4 kur rrezikoi me Noslin që u ndal nga Bella Kotchap, ndërsa në krahun tjetër Verona iu afrua golit në minutën e 41 me Bradaric që u ndal nga Provedel. Përveç këtyre dy rasteve, pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione të tjera.
Në fillimin e pjesës së dytë, Verona rrezikoi me Frese që u ndal nga Provedel. Më pas Sarri hodhi në fushë edhe blerjen tjetër të Lazios, Ratkov dhe rigjeti edhe Rovellan, por ai që impenjoi Montipo ishte Marusic me një goditje dënimi në minutën e 72, ndërsa në të 77 ishte Verona që iu afrua golit me Bernede.
Vetëm 2 minuta më vonë, në të 79, Lazio zhbllokoi rezultatin falë autogolit të Nelsson që devijoi në portën e skuadrës së tij një gjuajtje të Lazzari dhe rezultati shkoi në 1-0 për bardhekaltrit që mbeti i tillë deri në fund pavarësisht një pretendimi të veronezëve për një 11 metërsh. Me këtë fitore Lazio shkon në 28 pikë, ndërsa Verona mbetet me 13
Top Channel