Milan, u përplas me Comuzzo, Pavlovic, me vetëm 9 qepje
Fiorentina kaloi në epërsi me Comuzzo në minutën e 66-të pas shumë gabimeve të Pulisiç, ishte francezi që i dhuroi Allegrit një pikë në minutat e fundit.
Milani shmangu një humbje në minutat shtesë në Firence. Ndeshja e tyre kundër Fiorentinës në javën e 20-të (e para e gjysmës së dytë të sezonit) përfundoi 1-1 në Artemio Franchi. Gjatë pjesës së parë, Viola sulmoi kryesisht nga krahu i majtë me Gudmundsson dhe Gosens që dërguan shumë krose, por nuk ishte e thjeshtë të kaloje mbrojtjen dhe portierin e Milanit
Kuqezinjtë dukeshin se po kishin vështirësi, por puna e Fullkrug krijoi dy raste të mëdha: gjermani ia kaloi topin dy herë Pulisic, i cili megjithatë humbi mundësinë për ta bërë rezultatin 1-0 në të dyja rastet. Pas mbylljes së pjesë së parë, skuadra Violë vazhdoi të shtynte për gjetjen e golit të avantazhi dhe ja del në minutën e 66-të. Një goditje këndi perfekte nga Gudmundsson dhe nmë pas Comuzzo me kokë e kishte të thjeshtë ta shtynte në rrjetë.
Nga ana tjetër Allegri aktivizoi francezin Nkunku dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Chelseat ai që evitoi humbjen e ekipit të tij një goditje e fuqishme me të djathtën në minutën e 90-të nga një asist i Fofanës për ta rikthyer barazpeshën në 1-1. Në minutat e fundit (97′), skuadra vendase goditi edhe traversën me Brescianini që rezultoi I pafat. Deri në fërshëllimën përfundimtare nuk pati më ndryshim rezultati dhe gjithçka u mbyll në 1-1. Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive radhazi, por mbetet dy pikë prapa Interit (i cili luan sonte në San Siro kundër Napolit). Fiorentina arrin në kuotën e 14 pikëve, duke kaluar për momentin në zonën e sigurisë.
Top Channel