Hansi Flick nuk e fsheh entuziazmin: Të fitosh ndaj Realit të Madridit është fantastike dhe diçka speciale
Gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Milanit, Strahinja Pavlovic u bë protagonist i një përplasjeje të fortë me Comuzzo duke mbetur në tokë teksa ndjente dhimbje duke shqetësuar stafin e kuqezinjve. Ishte një përplasje e fortë kokë më kokë mes dy lojtarëve, një nga situatat më delikate që mund të ndodhin në fushën e lojës.
Të dy futbollistët qëndruan gjatë nën kontrollin e stafeve mjekësore të skuadrave të tyre me mbrojtësin kuqezi që për pak sekonda u mbajt i palëvizur te qafa për të evituar lëvizje të papërshtatshme. Më pas në minutën e 74 ai u zëvendësua pasi u fashit në kokë sic ndodh në raste të tilla.
Në momentin që po dilte nga fusha, u vu re se fanela e Pavlovic ishte e gjakosur diçka që shqetësoi, me futbollistin që sipas protokollit u dërgua në spital për të bërë kontrollet për raste të tilla, me ekzaminimet që rezultuan negative, por mbi të u kryen 9 qepje në tëmthin e majtë. Gjithsesi ky incident duket se nuk do të ketë pasoja për Pavlovic dhe do të jetë në ndeshjen me Comon në mbrëmjen e së enjtes.
Top Channel