Numri një i Zikaltërve foli vetëm pak momente para fillimit të ndeshjes kundër Napolit

Giuseppe Marotta donte të sqaronte kritikat e tij të fundit në distancë me Antonio Conten, trajnerit aktual të Napolit. I intervistuar nga Dazn  pak para fillimit të ndeshjes në San Siro, numri një i Zikaltërve u përgjigj: “E kam përshëndetur tashmë në dhomën e zhveshjes. Duket si më e pakta që mund të bëja midis dy njerëzve të ndershëm që kanë kaluar vite duke punuar së bashku. Pikëpamjet mund të ndryshojnë, por kjo është pjesë e botës sonë. Këto janë përleshje dialektike, por janë dinamikat që ofron futbolli kur ka duele në krye të tabelës.”

Ai shtoi më pas: “Merita për këtë renditje i takon trajnerit Chivu, Një sezon me të cilin jemi të kënaqur, dhe merita i takon atij, të cilin si klub kemi detyrë ta mbështesim në menaxhimin e tij. E kemi bërë këtë me afërsinë tonë, me shkëmbimet e përditshme që ekzistojnë, pastaj merita i takon atij dhe ekipit. Pastaj është edhe merita e tifozëve që nuk kanë dështuar kurrë të na tregojnë dashuri.”

Marotta gjithashtu mbyll me një fjalë për tregun e transferimeve, ku Zikaltrit janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për shkak të dëmtimit të Dumfries: “Klubi dhe trajneri duhet të veprojnë së bashku. Trajneri mund të mos i njohë të gjithë lojtarët në botë, por ne kemi detyrimin të konsultohemi me të për të identifikuar profilet e nevojshme. Në këtë rast, kemi një skuadër të madhe që përmbush objektivat tona për sezonin. Kemi këtë problem të lidhur me dëmtimin e Denzel Dumfries. Nëse mund ta forcojmë atë anë të skuadrës, do ta bëjmë, por nuk është e lehtë të gjesh dikë të përshtatshëm për Interin. Këto janë mundësi që janë të rralla për t’u gjetur në janar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB