Milan, u përplas me Comuzzo, Pavlovic, me vetëm 9 qepje
Arsenali kualifikohet me shumë lehtësi në raundin e katërt të Kupës së Anglisë. Topçinjtë e Londrës eliminuan Portmouth duke e mundur këtë të fundit në shtëpinë e tij me rezultatin 4-1 në një sfidë ku protagonist absolut për skuadrën e Mikel Artetës u bë Gabriel Martinelli autor i një tregolëshi.
Arsenali u befasua në fillimin e kësaj ndeshjeje teksa e pa veten në disavantazh që në minutën e 3 pasi Portsmouth shënoi me Bishop. Por avantazhi i vendasve zgjati vetëm 5 minuta pasi, Arsenali barazoi shifrat në 1-1 falë autogolit të Dozzell.
Pas këtij momenti në fushën e lojës ishte vetëm Arsenali që në minutën e 25 përmbysi rezultatin duke marrë kryesimin në 2-1 me golin e Martinellit. Pak caste para fundit të pjesës së parë, Arsenali fitoi një 11 metërsh që Madueke e shpërdoroi me londinezët që humbën mundësinë të shkonin në avantazhin 3-1.
Golin e tretë Arsenali e gjeti në pjesën e dytë pikërisht me Gabriel Martinellin që e shënoi në minutën e 51, ndërsa në të 72, braziliani vulosi përfundimisht fitoren 4-1 për Topcinjtë e Londrës që e shohin vetën në raundin tjetër të FA Cup
Top Channel