Kriza nuk ka fund për Manchester United, Brighton e eliminon në Kupën e Anglisë
Ka një aks në merkaton e transferimeve që nuk është një autostradë, por që mund të përshkohet pa probleme. Nga njëra anë është Juventus që është në kërkim të një mesfushori, nga ana tjetër është Milani që ka nevojë të përforcojë mbrojtjen dhe në mes janë dy futbollistë që do të gëzonin Luciano Spallettin dhe Massimiliano Allegrin.
Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, në Continassa është zhvilluar një takim mes Spallettit, Comollit dhe Ottolonit në përfundim të të cilit po shfaqet një mundësi konkrete për një shkëmbim mes Federico Gattit dhe Ruben Loftus-Cheek. Juventus ka nevojë për një mesfushor të dobishëm, një lojtar fizik dhe me eksperiencë që është në gjendje të luajë si në qendër ashtu edhe si gjysmësulmues krahu apo edhe si sulmues i dytë në mbështetje të qendërsulmuesve. Dhe kush mund t’i luajë më mirë këto role se futbollisti i Milanit?
Ndërsa Milani kërkon një mbrojtës, sepse vetëm Tomori, Gabbia, Pavlovic dhe De ëinter nuk mjaftojnë. Edhe këtu bëhet pyetja: Kush më mirë se Gatti, që Allegri e njeh mirë dhe e vlerëson? Kështu, pasi studioi terrenin përpara pak javësh duke tentuar të ofrojë De ëinter, ja ku shfaqet Loftus-Cheek si elementi i duhur për të realizuar këtë operacion. Kjo edhe për faktin se si anglezi ashtu edhe italiani, po kërkojnë më shumë hapësira për të bindur trajnerët e kombëtareve respektive të tyre për t’i grumbulluar për në Botëror(në rastin e Gattit për në playoffin e kompeticionit për momentin)
Me pak fjalë, gjithçka duket se do të sjellë një mbyllje pozitive të operacionit edhe pse është ende në fazën e tratativave. E vetmja siguri në këtë histori pritet të jetë formula me huazim për të dy lojtarët me premtimin për të diskutuar sërish në muajt e verës. Me shumë mundësi kjo histori duket se nuk do të zgjasë shumë, edhe pse Gatti që po rikuperohet nga një dëmtim në menisk, do të duhet të vlerësohet mirë.
Top Channel