‘Stazh përpara ndeshjes? Nuk më takon mua të vendos, kemi një president. Unë jam trajner. Sigurisht që sa më shumë ditë të kemi aq më mirë është’-kështu u shpreh trajneri i përfaqësueses italiane, Gennaro Gattuso pas shortit të playoffit të Botërorit 2026 ku Të Kaltrit do të përballen me Irlandën e Veriut në 26 mars në Bergamo.

Por në fund trajneri i 4 herë kampionëve të botës nuk do të kënaqet pasi stazhi nuk do të bëhet. Lajmi nuk është bërë akoma zyrtare, por sipas të përditshmes ‘Corriere Della Sera’ do të bëhet javën e ardhshme kur Lega Calcio do të publikojë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit për javën 1-8 shkurt dhe të çerekfinaleve të Kupës së Italisë.

‘Do të rishihemi në javën e 30 kur lojërat janë thuajse të bëra-kishte thënë Gattuso, me shpresën që të përgënjeshtrohej. Por fjalët e Buffon ia shuan këto shpresa. ‘Gattuso do të shpikë diçka’-ishin fjalët e Buffon

 Pra, praktikisht është  e pamundur që të spostohen të gjitha ndeshjet e javës së 30 të Serie A që janë në program në 22 mars për impenjimet kombëtare(Coppa Italia) dhe ndërkombëtare(kompeticionet evropiane) në mesjavat e shkurtit dhe të marsit për çështje të të drejtave televizive. Por me kalimin e ditëve, edhe hipoteza e stazhit u bë e papraktikueshme. Ideja ishte të liroheshin 2 ditë, plus udhëtime, në një nga dy javët  e para të shkurtit, 2 ose 3 shkurt apo ndoshta më shumë 9 dhe 10 shkurt  duke sistemtuar në atë zgjedhje vetëm një ndeshje çerekfinale të Kupës së Italisë. Në këtë rast Gattuso do të duhej të bënte pa lojtarët e impenjuar në Kupë dhe ata që luajnë jashtë dhe La Lega gjithnjë sipas ‘Corriere’ nuk do të heqë dorë nga ndeshjet e së hënës. ‘Nëse këto janë kushtet më mirë të mos bëhet stazhi-mësohet se ka thënë Gattuso duke shfryrë pakënaqësinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB