Humbja në finalen e Superkupës, Xabi Alonso: Të kthejmë faqe, është ndeshje, kompeticioni më pak i rëndësishëm për ne

11/01/2026 23:32

Reali i Madridit humbi një tjetër finale të Superkupës së Spanjës, ndaj rivalëve historikë të Barcelonës. Në sfidën e zhvilluar në Jeddah këtë të dielë, Los Blancos u dorëzuan kundrejt Blaugranave që e mbyllën këtë përballje me rezultatin 3-2 me trajnerin Xabi Alonsoi që gjithsesi vlerësoi lojën e të tijve në këtë superpërballje

Të dhemb në çdo mënyrë. Ishte një ndeshje e barabartë, shumë e luftuar me momente për të gjithë. Dhe emocionuese-tha trajneri i Los Blancos për median spanjolle-të mbetet shija e hidhur e rasteve të pastra të humbura, ishim shumë pranë barazimit. Finalja ishte shumë e luftuar, duhet të urojmë Barcelonën. Ndodhën shumë gjëra në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Po e kontrollonim mirë lojën, kishim rastet më të pastra dhe në një humbje të topit pësuam golin e parë. Në pushimin e ndeshjes shkuam 2-2. Pjesa e dytë ishte shumë e rivalizuar’.

Xabi Alonso foli edhe për Vinicius që ishte futbollisti më i mirë në fushën e lojës për Realin e Madridit.

Vinicius zhvilloi një ndeshje të madhe, ishte çekuilibrues. Goli ishte i mrekullueshëm bëri më shumë dëme në krahun e majtë. Skuadra punoi shumë dhamë gjithçka, por nuk ishte e thënë sot-shtoi Xabi Alonso

Dhe në fund, Xabi Alonso preferoi të mos i kushtojë shumë rëndësi humbjes dhe kompeticionit. 

‘Duhet të kthejmë faqe sa më shpejt të jetë e mundur. është një ndeshje, një kompeticion që e kemi më pak të rëndësishme dhe tani duhet të shohim parë që të rikuperojmë gjendjen shpirtërore sa më shpejt të jetë e mundur’-përfundoi trajneri i Realit të Madridit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB