Marcus Rashford do të mbetet një futbollist i Barcelonës edhe pas këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës klubi e mori vendimin në ditët e fundit, pavarësisht rendimentit me ulje-ngritje të 28 vjeçarit të ardhur nga Manchester United, 4 gola në 6 ndeshje në Champions, 2 gola(por edhe 8 asist) në 18 ndeshje të La Liga.

Marcus Rashford konsiderohet si një talent i rëndësishëm për skuadrën dhe konfirmimi i tij u miratua edhe nga trajneri Hansi Flick. Ndryshimi në pankinën e Manchester United pas shkarkimit  të Ruben Amorim që solli largimin e Rashford, nuk i ndryshon planet e sulmuesit anglez që është i bindur për qëndrimin e tij në Katalonjë.

Në fund të sezonit Barcelona mund të ushtrojë të drejtën për blerjen e kartonit për futbollistin për vlerën e 30 milionë eurove, por nuk përjashtohet mundësia e një tratative të re me drejtuesit e Djajve të Kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB