Kutia e Pandorës “bombë” për Stelinën/ Del video e Keijsit duke u puthur me një vajzë tjetër 11/01 00:45
Aktori i njohur turk, Can Yaman, u arrestua në Stamboll gjatë një hetimi për trafikim dhe përdorim të drogës në klubet e natës.
Në operacion u përfshinë edhe disa personazhe të tjera të njohur turq, përfshirë aktoren Selen Görgüzel.
Të shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen analizave toksikologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar llojet e drogës që kishin konsumuar.
Policia turke bastisi nëntë klube nate gjatë natës, duke arrestuar disa tregtarë droge dhe menaxherë të lokaleve ku shiteshin lëndë narkotike.
Hetimi vazhdon, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin rolin e secilit të arrestuar në këtë rrjet të drogës.
Top Channel