Tërmet i fuqishëm në Indonezi, banorët të frikësuar nga lëkundjet e forta, nuk raportohet ende për viktima

10/01/2026 17:56

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballë goditi brigjet e Ishujve Talaud në Indonezi njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Ndërkohë, agjencia indoneziane e gjeofizikës, BMKG, raportoi se tërmeti kishte magnitudë 7.1 ballë dhe ndodhi në një thellësi prej 17 kilometrash. Pas goditjes kryesore u regjistruan edhe disa tërmete pasuese.

BMKG bëri të ditur se tërmetet nuk paraqesnin rrezik për cunami. Banorë në qytetin Manado, në skajin verior të ishullit Sulawesi, thanë se lëkundjet u ndjenë fuqishëm, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.

Sipas raportimeve, Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik ku përplasen disa pllaka tektonike, duke e bërë vendin të ekspozuar ndaj tërmeteve të shpeshta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB