“Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë”/ Demonstratat në Iran, mes 65 viktimave edhe një 5-vjeçar
Ministria daneze e Mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët danezë të vendosur në Groenlandë kanë urdhra të përhershëm për të hapur menjëherë zjarr ndaj çdo force pushtuese, përfshirë edhe personelin amerikan, pa pritur leje nga komandantët.
Danimarka ka deklaruar se trupat e saj do të reagojnë menjëherë nëse ndonjë forcë e huaj përpiqet të pushtojë territorin danez, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten për shkak të Groenlandës. Ministria daneze e Mbrojtjes bëri të ditur se një direktivë ushtarake e vitit 1952 u lejon forcave të armatosura të veprojnë pa pritur urdhra në rast se vendi ose territoret e tij sulmohen.
“Ushtarët janë të udhëzuar të angazhohen menjëherë dhe të hapin zjarr pa pritur urdhra,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes për gazetën daneze Berlingske.
Sipas mediave, kjo direktivë daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe u vendos pas pushtimit të Danimarkës nga Gjermania naziste në prill të vitit 1940, kur komunikimet u ndërprenë dhe komandantët nuk ishin në gjendje të jepnin udhëzime. Rregulli ka mbetur në fuqi që nga ajo kohë.

Top Channel