SHBA-ja kryen sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS-it në të gjithë Sirinë, dyshohet se…

11/01/2026 07:20

Ushtria amerikane raportohet se ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri këtë të shtunë, sipas mediave ndërkombëtare.

Lajmi raportohet nga Al Arabiya, por ka dhënë detaje.

“Ushtria amerikane ka goditur objektiva të ISIS-it në Siri, i tha një zyrtar amerikan Al Arabiya English”, raportoi media.

Më parë, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack tha se përleshjet e fundit midis forcave kurde dhe qeveritare në Alepo ishin “thellësisht shqetësuese” dhe rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit 2025 midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të kthehen në dialog“, tha Barrack pas takimit me pesidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe mnistrin e Jashtëm Assad al-Shaibani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB