Monika Kryemadhi në Big Brother: Unë e kam shijuar në maksimum dashurinë time, çfarëdo të ndodhë…

10/01/2026 23:51

Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Arbër Hajdari nëse beson në dashuri.

Opinionistja u shpreh se e ka shijuar dashurinë e saj dhe se çfarëdo që ndodh mes një çifti, dashuria nuk harrohet.

Unë e kam shijuar dashurinë time. E kam shijuar në maksimum. Kaq qe, dashuria nuk është vetëm më fjalë, por dhe me sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy personave, është dashuria brenda që nuk harrohet.

Çfarëdo që bëjnë të tjerët për ta prishur, mund ta prishin në pamje të jashtme, por brenda zemrës nuk e prishin dot”-u shpreh Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB