Aventura e Mike Maignan te Milani duket se është e destinuar të vazhdojë, por përpara se të festojë klubi kuqezi duhet të kalojë edhe një pengesë të fundit; komisionet për agjentët. Nëse vullneti i portierit, pas tensioneve të vitit të kaluar është e qartë; qëndrimi në Milano duke refuzuar ofertat nga jashtë dhe akordi ekonomik me futbollistin është praktikisht i blinduar, ‘po’ përfundimtare mbetet e varur nga pretendimet e përfaqësuesve të Maignan.

Milan-Maignan, shifrat e rinovimit. Akordi me portierin francez është arritur prej pak ditësh; kontratë deri në 2029(me opsion për zgjatjen deri në 2030) dhe një pagë të dyfishuar. Maignan do të kalojë nga 2.8 milionë euro që përfiton aktualisht në një pagë bazë 5.5 milionë euro dhe bonuse për një shifër totale prej 7 milionë eurosh në sezon. Një shpërblim ekonomik që i jep mundësinë të barazojë pagën e Rafael Leao

Maignan-Milan, çështja e komisioneve. Pra, siç u theksua, mbetet për t’u zgjidhur çështja e komisioneve të agjentëve të cilët përdorin skadencën e kontratës së Maignan 30 qershorin e 2026; ata e dinë se klubi nuk do lejojë largimin e portierit me parametra zeri dhe kështu do të kenë mundësinë të përfitojnë një bonus të rëndësishëm nga klubi. Mes palëve do të ketë një takim të menjëhershëm që do të jetë edhe vendimtar dhe më pas më në fund do të ketë tym të bardhë për rinovimin e Maignan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB