Ish-mesfushori i “Bluve” ndau postime të ndryshme në rrjetet sociale rreth gjendjes së tij shëndetësore, duke tërhequr menjëherë solidaritetin e yjeve me të cilët ndau një pjesë të udhëtimit.

“Më kanë mbetur vetëm pak ditë. E kuptoj që kam kaq shumë njerëz pranë dhe gjithmonë do t’i çmoj kujtimet. Jeta është e vështirë.” Mesazhi prekës vjen nga Lamisha Musonda, një ish-lojtar i të rinjve të Chelseat, i cili, në moshën 33 vjeçare, po lufton me një sëmundje të rëndë dhe është në gjendje kritike. Në rrjetet sociale, belgu shkroi: “Jeta ka kaq shumë ulje-ngritje dhe askush nuk e di vërtet dhimbjen që po kalon. Kanë qenë disa vite të vështira dhe të lodhshme për mua. Dhe me trishtim duhet t’ju informoj se kam luftuar për të ruajtur shëndetin tim, prandaj kam heshtur në rrjetet sociale.”

“Më është dashur të pranoj që shëndeti im është kritik dhe tani po luftoj vetëm për mbijetesë”, tha në rrjetet sociale Lamisha Musonda, djali i ish-mesfushorit të Anderlechtit, Charly Musonda. “Do ta vlerësoja shumë ndihmën dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe. Nuk do të dorëzohem derisa të vijë koha për të dhënë frymën time të fundit. Do të doja të falënderoja shumë njerëz personalisht, por për fat të keq nuk mundem.” Romelu Lukaku gjithashtu postoi një mesazh mbështetjeje për ish-shokun e tij të skuadrës te Chelsea: “Kurajo, Lamisha. Jemi me ty”, shkroi sulmuesi i Napolit. Ndërkohë, ish-drejtoresha sportive Marina Granovskaia shkroi: “Shpresoj sinqerisht që të arrish të kapërcesh problemet e tua shëndetësore! Mendoj për ty dhe familjen tënde.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB