Allegri bën ndryshime në formacion, Leao në stol, Fullkrug nga minuta e parë në fushë, Modriç pushim, Jashari gati
Mario Balotelli kthehet në fushë, sulmuesi është gati të nisë aventurën e tij me fanelën e Al Ittifaq, skuadër e Divizionit të Dytë të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arave. Ish sulmuesi i Interit, Manchester City dhe Milanit ka nënshkruar me klubin nga Dubai një kontratë për 2 vjet e gjysmë dhe në momentin e nisjes së tij nga aeroporti i Bergamos, Balotteli komentoi startin e kësaj eksperience të re.
Projekt i mirë, atje bën ngrohtë kurse kët është ftohtë, kështu që mezi pres të shkoj atje. Jam akoma më i fortë se të tjerët-tha Balotelli që e shoqëroi këtë deklaratë edhe me një buzëqeshje
Ishin të shumta temat e prekura nga balotelli përpara se të nisej për në Dubai. ‘Mora ndonjë telefonatë nga skuadra italiane, tentuam të negocionin, por nuk më pëlqeu-tha Balotelli-mendoj se futbolli ka ndryshuar, ka futbollistë të tjerë dhe është e drejtë që t’u jepet hapësirë atyre dhe unë jam 35 vjeç. Kombëtarja? Gattusos i uroj më të mirën, e mori skuadrën në një situatë të vështirë, por ai ka shumë grintë dhe iu shkon deri në fund gjërave që bën. Genoa? Vendosën të merrnin një trajner me të cilin nuk kisha raport të mirë. Nëse nuk do të kishin bërë këtë zgjedhje, do të isha akoma aty’.
Por Balotelli edhe nga Dubai do të vazhdojë të ndjekë kampionatin italian dhe në luftën për titull në Serie A ai sheh Napolin së bashku me dy ish skuadrat e tij, Inter e Milan.
Top Channel