Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis Pavarësisht lëvizjeve të tij intensive në Amerikën Latine, Donald Trump duket nuk e ka nxjerrë nga fokusi Rripin e Gazës.
Sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë dijeni për çështjen, javën e ardhshme president ii SHBA-së pritet të shpallë krijimin të Bordit të Paqes për këtë territor, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit atje. Bordi, që sipas gjasave do të udhëhiqet nga Trumpi vetë, do të ketë rreth 15 liderë botërorë dhe do të mbikëqyrë krijimin e një qeverie palestineze dhe procesin e rindërtimit të enklavës së rrënuar nga lufta me Izraelin.
Vendet që pritet të jenë pjesë e këtij bordi përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë, Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin dhe Turqinë. Njëri prej zyrtarëve që ka të dhëna mbi iniciativën tha se “ftesat janë në proces dërgimi për vendet kryesore për t’u bërë anëtarë të bordit.” Burimet e theksuan megjithatë se plani mund të pësojë ndryshime, duke përmendur zhvillimet e mundshme në prioritetet e tjera të politikës së jashtme, përfshirë çështje si Venezuela dhe përpjekjet për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ish-dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolay Mladenov, do të veprojë si përfaqësues i Bordit të Paqes në terren. Ai pritet të vizitojë Izraelin këtë javë për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë para shpalljes së paralajmëruar të Trumpit.
Top Channel