Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Suksesi ndaj Parmës dhe hapi fals i Milanit ka skicuar një klasifikim të Serie A që ka aromën e një verdikti të paktën për pjesën e parë të sezonit për Interin. Skuadra zikaltër është virtualisht kampione e dimrit për sezonin 2025/26 edhe pse si Interi ashtu edhe Milani kanë një ndeshje për të rikuperuar për shkak të Superkupës së Italisë të luajtur në dhjetor.
Avantazhi dhe faktori golavarazh. Aktualisht, Interi ka 3 pikë më shumë se rivalët e Milanit. Për të plotësuar zyrtarisht fazën e parë, Interi do të presë Leccen në San Siro të mërkurën, ndërsa Milani do të luajë një ditë më pas me Comon. Ndërsa në fundjavë do të nisë faza e dytë e kampionatit. Edhe nëse barazohen me pikë pas ndeshjeve të mesjavës së ardhshme, skuadra e Chivu, do të duhet të çojë dëm diferencën në golavarazh +10 ndaj Milanit që të humbasë kreun
Veçantia e kalendarit. Rikuperimi i ndeshjeve të javës së 16 të kampionatit, gjithsesi, rrezikon të propozojë një situatë të çuditshme. Nëse Inter humbet si ndaj Napolit ashtu edhe ndaj Lecces dhe nëse Milan i fiton të dyja me Fiorentinën dhe Comon, kuqezinjtë do të marrin kryesimin pikërisht pas raundit që do të mbyllë fazën e parë edhe pse kujtojmë se për titullin e Kampionit të Dimrit vlejnë pikët e grumbulluara në 19 ndeshjet e para, dhe në këtë pikë është Interi ai që e fiton
E dhëna; Kampion i dimrit do të thotë titull i Serie A? Të jesh kampion i dimrit nuk është vetëm një titull nderi, por të paktën sipas statistikave, është një hipotekim serioz i titullit të kampion në fund të sezonit. Historia e viteve të fundit të Serie A me 20 skuadra flet qartë; duke përjashtuar sezonet e Calciopoli, në 15 sezone nga 19 kush e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në krye të renditjes, ka festuar edhe në muajin maj.
Top Channel