Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Derbi i Superkupës së Spanjës në Jeddah ishte i një tensioni të lartë në fushën e lojës…dhe në zonën teknike. Simeone dhe Vinicius patën një përplasje që u diskutua nga të gjithë pas përfundimit të ndeshjes. ‘Florentino do të të përzëre-i tha Simeone futbollistit, ndërkohë që reagoi edhe Xabi Alonso.
Te Reali i Madridit janë të indinjuar me sjelljen e argjentinasit, ndërsa ky i fundit preferoi të mos flasë për këtë temë në konferencë për shtyp, por sipas bardhekuqve, shkaktar i konfliktit u bë vetë Vinicius me talljet e tij
Dhe në fakt Los Colchoneros reaguan përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Është kurioze të shohësh sa kohë i kushtojnë disa analizimit të një reagimi dhe sa pak e qartësojnë provokimin që e shkaktoi atë. Modus operandi, po që është një klasike’-shkruante Atletico në një postim në X duke i dalë në mbrojtje Diego Pablo Simeone.
Një ‘shigjetë’ kjo e hedhur për zhurmën mediatike që u bë për shkak të fjalëve të Simeones por pa imazhet e asaj që kishte ndodhur më parë dhe me lojën e fjalëve me ‘el clasico’ që do të jetë në finale mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Një mesazh direkt ndaj medias dhe që shënjestron sjelljen e Vinicius.

Top Channel