Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Viti 2026 në futbollin shqiptar do të nisë me Kupën e Shqipërisë. Këtë të shtunë do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8 të finaleve të kompeticionit të cilat janë të ndara në dy fasha orare; në orën 13:00 dhe 16:00.
Kështu në orën 13:00 Tirana pret Skënderbeun, ndërsa Partizani do të luajë kundër Burrelit. Dinamo City do të përballet me Besën, teksa në sfidën tjetër të kësaj ore Bylisi do të sfidojë Laçin. Përsa iu përket ndeshjeve të orës 16:00, ka çifte vërtet interesante. Vllaznia do të presë ‘Loro Boriçi’ Pogradecin ndërsa Teuta do të luajë në shtëpi me Vorën. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida mes Elbasanit dhe Flamurtarit, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Apolonia.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve që do të sigurojnë kualifikimin në këtë fazë. Skuadrat e kualifikuara do të ndahen në dy vazo: 1 dhe 2.
Vazo 1:
Egnatia-Apolonia 10.01.2026 16:00
Vllaznia-Pogradeci 10.01.2026 16:00
Partizani-Burreli 10.01.2026 13:00
Dinamo-Besa 10.01.2026 13:00
Vazo 2:
Elbasani-Flamurtari 10.01.2026 16:00
Teuta-Vora 10.01.2026 16:00
Bylis-Laçi 10.01.2026 13:00
Tirana-Skënderbeu, 10.01.2026 13:00
Top Channel