Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Partizani zgjedh Drejtorin e ri Sportiv të tij dhe bëhet fjalë për Agim Ibraimin. Klubi i ‘Të Kuqve’ ka zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
‘Zyrtare! Agim Ibraimi, Drejtori i ri sportiv. FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës’-lexohet në postimin e Partizanit në profilin e tij ne Instagram
Agim Ibraimi ka pasur një karrierë të pasur si futbollist në vendin tonë teksa është aktivizuar në skuadra si Kukësi dhe Dinamo. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ai zgjodhi një karrierë në role drejtuese. Përpara Partizanit, Agim Ibraimi ka qenë në rolin e Drejtorit Sportiv të Tiranës, rivales së përjetshme të klubit ‘Të Kuq’ ku fitoi eksperiencë përsa i përket menaxhimit dhe ndërtimit të një skuadre futbolli
Top Channel