Përmes një videoklipi të shkurtër në të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale, Ferrari bëri të ditur se makina e re që do të zbresë në pistë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti, do të quhet SF-26. është kjo një zgjedhje e bërë në shenjën e vazhdimësisë me atë të makinës me të cilën Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton bënë paraqitje nën pritshmërive në sezonin 2025.

Makina e re SF-26 do të prezantohet pas 2 javësh; në 23 janar, tre ditë përpara sesionit të parë të testeve parasezonale që do të mbahen nga 26-30 janar në pistën e Barcelonës. Kombinimi i siglës SF(Scuderia Ferrari) me dy shifrat e fundit të vitit që bëhet prej 4 sezonesh, është një emërtim konstant  i skuderisë nga Maranello i destinuar për Botërorin e Formula 1.

Herën e parë që u bë një emërtim i tillë për makinën Ferrari ishte ai përpara 3 vitesh SF-23 kur dy pilotët zyrtarë ishin Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Përpara F1-75 e 2022(për të festuar 75 vjetorin e vetë Ferrarit), njëvendeshja e kuqe zbriti në pistë në Botërorin e 2021 ishte emërtuar SF21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB