Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Milani edhe ndaj Genoas shfaqi problemet e zakonshme ndaj skuadrave të vogla dhe barazoi vetëm në çastet e fundit këtë ndeshje dhe tani e sheh vetën 3 pikë pas Interit në klasifikim.
Por momenti që bëri më shumë lajm në mbrëmjen e akullt të Milanos ishte rrëshqitja e Youssouf Fofana, që në fundin e një pjese të parë të vështirë për të dhe skuadrën e tij, ishte i protagonisti i pafat i një goli të sigurt që nuk u shënua nga prej tij; krosimi i Saelemaekers, gjuajtje me zgjatjen e këmbës nga Leao që u ndal nga Leali dhe topi që shkoi në drejtim të mesfushori francez që u koordinua për të gjuajtur me kokë, por ai rrëshqiti në mënyrë qesharake duke e humbur topin
Një episod që në fakt ishte imazhi i fundit i Fofana në këtë ndeshje përpara se të zëvendësohëj nga Massimiliano Allegri dhe që bëri menjëherë xhiron e botës në internet duke shkaktuar shumë ironi mes përdoruesve të rrjeteve sociale. Kjo gjë shtuy futbollistin që të ekspozohet vetë duke publikuar një foto të episodit në profilin e tij në Instagram duke shkruar: ‘Më vjen shumë keq’
Top Channel