Në skenën e merkatos futbollit për futbollistë të nivelit botëror prej disa vitesh ka hyrë edhe Turqia duke u shndërruar në një vend i planit të parë. Sigurisht, në radhë të parë se klubet turke sidomos ato të mëdha kanë tashmë një reputacion, por diferencën padyshim që e bën faktori ekonomik. Flasim këtu për skuadra si galatasaray dhe Fenerbahce, të pasura me ish futbollistë të Serie A dhe që tani kanë vënë në shënjestër edhe Davide Frattesi e Ademola Lookman, por edhe për ekipe të tilla si Besiktas e Trabzonspor.

Një model i ndryshuar prej disa sezonesh, por që është evidentuar në merkaton e verës të 2025; Galatasaray arriti të sigurojë Leroy Sane që po i skadonte kontrata me Bayernitn dhe shpenzoi 75 milionë euro për të mbajtur Osimhen; Fenebahçe përpara se të bindtte Guendouzi të lërë Italinë riktheu në Evropë nga Arabua Jhon Duran dhe Marco Asensio. Më shumë se çmimi i kartonit, diferencën e vërtetë e bëjnë ofertat e lidhura me pagat.

Investime pa fund, por si është e mundur? Faktorët janë sidomos 3; lehtësim në taksa për pagat e sportistëve të nivelit të lartë, ndihma shtetërore përmes huave dhe konçensioneve dhe në fund rikthimi i një pjese të shpenzimeve përmes ‘shitjeve’ të detyruars dhe të veçanta, por që nuk kanë të bëjnë me futbollistët. Lehtësia fiskale me taksim të reduktuar në 20% për futbollistët në Turqi, ndërkohë që në Itali, Spanjë dhe Angli është 40-50%, i lejon klubet turke të ofrojnë paga që shumë klube nuk mund t’i përballojnë dhe këtu përfshihen edhe ato të 5 kampionateve kryesore evropiane

Huatë me norma interesi të favorshme që iu janë rezervuar klubeve nga bankat shtetërore janë një ndihmë e madhe sidomos për 4 klubet e parë në Turqi që sipas një raporti nga agjencia turke e lajmeve, në 2025 kishin një borxh të gjitha së bashku orej 1.14 miliardë euro. Kësaj iu shtohet edhe mungesa e aplikimit të një ligji kombëtar të 2022, objektivi i të cilit ishte frenimi i këtyre shpenzimeve dhe që parashikonte ndalimin e këtyre klubeve që të kenë një borxh më shumë se 10% të të ardhurave bruto të vitit paraardhës. Dhe në fund, klubet kryesorë në Turqi,  kanë bërë lëvizjet e tyre edhe me projektet që kanë të bejnë me pasuritë e paluajtshme; Fenebahçe ka shitur terrene në zonën e Atasehir për rreth 100 milionë euro, ndërsa Galatasaray shiti pikërisht qendrën sportive të Florya te Bashkia e Stambollit për të gjeneruar të ardhura potenciale prej 500 milionë euro

Dhe kështu në Turqi, vijnë transferimet e lojtarëve si  Ederson, Skriniar, Soyuncu (Fenerbahçe), Gundogan, Torreira, Icardi (Galatasaray), Abraham, El Bilal Touré e Kokcu (Besiktas). Lista nuk mund të mbyllet këtu dhe skuadrat e Serie A shumë shpejt mund të marrin oferta të reja për yjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB