Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Kristjan Asllani ditët e fundit është vënë në qendër te zërave të merkatos me mesfushorin e kombëtares shqiptare që po flitet për një largim të mundëshëm nga Torino ku ai është transferuar nga Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Presidenti i klubit granata, Urbano Cairo në një i intervistë për TeleLombardia foli për merkaton e skuadrës së tij por kur u pyet për situatën e Kristjan Asllanit, ai preferoi të mos çbilancohej.
‘Asllani? Ka bërë ndeshje të mira dhe ndeshje më pak të mira, si të gjithë te Torino-tha Cairo-por ai ka cilësi të jashtëzakonshme; përdor shumë mirë këmbën e djathtë, po kështu edhe të majtën sa nuk e di se cilën di të përdorë më mirë. Të shohim në merkaton e janarit që gjithnjë rezervon surpriza…’
Së fundmi u fol shumë herë sesi janë krisur raportet mes mesfushorit kuqezi dhe klubit Granata dhe për këtë arsye po shihet mundësia që të mbyllet përpara kohë kontrata e huazimit dhe të gjendet një destinacion i ri për Asllanin. Interi është duke punuar për këtë çështje me Asllanin që së fundmi duket se është vënë edhe në shënjestrën e Gironës në Spanjë, me idenë që në verë të realizojë shitjen përfundimtare të kartonit të futbollistit.
Top Channel