Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Pas frikës së madhe, Edoardo Bove është gati të veshë përsëri këpucët e futbollit. Mesfushori 23 vjeçar është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Watford. Sipas gazetarit të specializuar për çështjet e merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është shumë pranë dhe futbollisti po kërkon me ngulm transferimin në Angli.
Për të bërë të mundur kthimin e tij në fushën e lojës, përpara disa ditësh, Bove zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale me Romën. Ky vendim i Boves është për shkak të normave strikte të shëndetësisë italiane; pas arrestit kardiak të 1 dhjetorit 2024 dhe vendosjen në trup të një defribilatori, Bove e ka të ndaluar të kthehet në fushat e lojës në Serie A. I rehabilituar fizikisht dhe vazhdimisht në monitorim, mesfushori zgjodhi një kampionat jashtë Italisë sipas modelit Erikssen për të bërë realitet ëndrrën për t’u kthyer sërish në fushën e lojës.
Premier League dhe Championship po e presin. Watford, që është në pronësi të Gino Pozzo(djalit të Giampaolo Pozzo, pronarit të Udineses) dhe me Drejtor Sportiv Gianluca Nani, aktualisht është në vendin e 6 në Championship. Sezoni i fundit që Watford ka qenë në Premier League angleze ka qenë ai i 2021/22, më pas kjo skuadër është renditur në vendin e 11, 15 dhe 14 në Championship.
Top Channel