Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Luciano Spalletti është i fiksuar, kërkon një mesfushor të ri në skuadër në mënyrë që të ketë mundësi që të bëjë ndryshimë në skemën 4-2-3-1
Emrat për mesfushën bardhezi Janë të shumtë emrat që lidhen me atë të skuadrës bardhezi, por më i arritshmi me shumë mundësi është Guido Rodriguez që ka mbetur jashtë projektit të ëest Ham dhe pikërisht për këtë arsye ky opsion nuk po çohet deri në fund duke qenë se nëse vendoset që argjentinasi është profili i duhur, kjo tratativë do të mbyllej shumë shpejt. ëndrra e Juventusit mbetet Tonali, por edhe emri i Franck Kessie tundon Spallettin por për të do të duhet të bëhet një punë e madhe për pagën, ndërsa Interi kërkon shumë për Davide Frattesi
Juve-Bernardo Silva, detajet Mes emrave në orbitën e Juventusit hyn edhe ai i Bernardo Silva. Në fakt sipas të përditshmes ‘La Stampa’, nuk është hera e parë që emri i portugezit lidhet me atë të Zonjës së Vjetër që mund ta tentojë atë që në merkaton e janarit. Mesfushorit të Manchester City i skadon kontrata në 30 qershor të këtij viti me portugezin që ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rinovojë. Juventus po punon përkrah 31 vjeçarit për t’i paraprirë konkurrencën dhe për të përsëritur disi operacionin që Milani bëri me Modric; një futbollist që ndryshon totalisht repartin, merr përdore skuadrën dhe nuk ka frikë që të veshë një fanelë me peshë sic është ajo bardhezi
Koopmeiners larg Juventusit? Teksa flitet për blerjet e reja, nuk duhen lënë pas dore as largimet. Në Turqi është folur për një interes të Galatasaray për Teun Koopmeiners. Një hipotezë e besueshme kjo duke qenë se skuadra turke kërkon një mesfushor, por duhet pasur parasysh se Spalletti duket i kënaqur me holandezin në pozicionin e tij të ri në mbrojtje dhe shifrat që qarkullojnë(25 milionë euro) që nuk e kënaqin Juventusin i cili përpara 18 muajsh pagoi për Koopmeiners 60 milionë euro.
Top Channel