Marrëdhëniet mes familjes Beckham u përkeqësuan ndjeshëm verën e kaluar, aq sa në një moment djali i madh, Brooklyn Beckham, u kërkoi prindërve të tij që ta kontaktonin vetëm përmes avokatëve të tij.

Në një raportim ekskluziv të “Daily Mail”, i cili citon burime të afërta me familjen Beckham dhe rrethin e tyre të ngushtë, tensionet familjare kanë qenë të thella dhe të vazhdueshme, ndërsa përpjekjet për qetësimin e situatës vijojnë ende, pa komente zyrtare nga palët e përfshira.

Marrëdhëniet mes familjes Beckham u përkeqësuan ndjeshëm verën e kaluar, aq sa në një moment djali i madh, Brooklyn Beckham, u kërkoi prindërve të tij që ta kontaktonin vetëm përmes avokatëve të tij, shkruan tabloidi britanik.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se pati një shkëmbim letrash ligjore mes ekipeve përkatëse juridike, konkretisht mes zyrave Schillings dhe Harbottle & Lewis. Nuk u ndërmor asnjë veprim ligjor formal dhe letra nuk kishte bazë juridike – ishte thjesht një kërkesë që prindërit të mos e kontaktonin drejtpërdrejt dhe të mos bënin deklarata publike për të apo për bashkëshorten e tij në rrjetet sociale.

Kjo lëvizje erdhi pas asaj që Brooklyn e konsideroi si një seri raportimesh “të pakëndshme” për gruan e tij, Nicola Peltz Beckham, përfshirë pretendime se ai ishte një “peng” që “kontrollohej” prej saj. Sipas burimeve, këto informacione e tensionuan më tej situatën mes palëve.

Një burim pranë familjes tha: “Davidit iu kërkua të komunikonte vetëm përmes Schillings. Kjo ishte mënyra e vetme e komunikimit në atë periudhë.”

Kjo mund të shpjegojë edhe vendimin e Brooklyn-it për të bllokuar prindërit e tij, si dhe vëllezërit Romeo dhe Cruz, në rrjetet sociale pak para Krishtlindjeve. Thuhet se çifti i ri i konsideronte shqetësuese postimet e prindërve në Instagram dhe dëshironte të lihej i qetë.

Brooklyn dhe Nicola nuk kanë bërë komente publike dhe, sipas burimeve, dëshirojnë vetëm paqe dhe distancë nga konfliktet. Në zemër të përplasjes qëndrojnë edhe raportimet gjatë verës, të cilat çifti i ri beson se janë nxitur nga rrethi i familjes Beckham. Brooklyn, 26 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz, 30 vjeçe, në prill të vitit 2022. Tensionet nisën të shfaqeshin që gjatë përgatitjeve të dasmës, kur Nicola u ndje e fyer pasi Victoria Beckham premtoi të dizajnonte fustanin e nusërisë, por më pas nuk e realizoi. Situata u përkeqësua edhe më shumë ditën e dasmës, kur këngëtari Marc Anthony e quajti Victorian “gruan më të bukur në sallë”.

Megjithëse u bënë përpjekje për pajtim, Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham-it verën e kaluar, ndërsa në nëntor Brooklyn nuk e uroi të atin për shpalljen kalorës.

Sipas ekipit të Brooklyn-it, një kërkim falje e sinqertë do të ishte hapi i parë drejt pajtimit. Nga ana tjetër, David dhe Victoria Beckham thuhet se janë ende të lënduar nga rrjedhjet e informacionit dhe sulmet ndaj Victorias, por do të bënin gjithçka për t’u ribashkuar me djalin e tyre dhe për të rifilluar kontaktet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB